Mnchester United “pole position” për të nënshkruar me Allegrin

Manchester United është favorit për të nënshkruar me ish-trajnerin e Juventusit dhe Milanit, Missimiliano Allegri.

Trajneri italian është i papunë që nga koha kur u largua nga Juventus, gjatë verës së kaluar, por pritet të kthehet në futboll, para sezonit të ardhshëm.

Shumë skuadra në Itali janë të interesuara për shërbimet e tij, por Allegri do të preferonte një lëvizje jashtë kufijve të Italisë.

United është skuadra që është lidhur me lojtarin në të kaluarën me trajnerin dhe shohin atë si synim kryesor për zëvendësuesin e Ole Gunnar Solskjaer, nëse ky i fundit ndanë rrugët me skuadrën.

PSG është gjithashtu një nga skuadrat që dëshiron shërbimet e Maxi Allegri.


Shtuar 15.02.2020 07:38