Lajme të mira nga Italia. Duket se tashmë Serie-A, po jep shenja rifillimi. Ditën e sotme Komitetit Shkencor Teknik miratoi protokollin e hartuar nga Federata Italiane e Futbollit dhe Liga e Serisë A.
Me miratimin e këtij protokolli “ndizet drita jeshile” për skuadrat e kampionatit Italian, të cilët tashmë do të mund të stërviten në grup, ndërsa në ditët në vijim pritet të vendoset edhe për datën kur do të nisin ndeshjet e vërtetë atë kampionatit, ndonëse pa praninë e tifozëve.
Çështja e protokollit për rifillimin e kampionatit italian ishte bërë temë dite në vendin fqinj, pasi është modifikuar 2-3 herë, për të arritur në versionin final, që duket se ka bërë bashkë si klubet e Serisë A, ashtu edhe Komitetin Shkencor.
Ndërkohë më herët, Ministri i Sporteve Vincenzo Spadafora konfirmoi vullnetin për të rinisur kampionatin që më 13 qershor, nëse kurba e të prekurve dhe të vdekurve prej koronavirusit do të vijojë të ulet siç edhe ka ndodhur gjatë këtyre ditëve.
