Zyrtari i Tiranës Mario Nikolli ishte në një lidhje direkte me emisionin Gol pas Goli” në Supersport, ku ndër të tjera zbuloi se është kontaktuar klubi i Juventusit për një miqësore me rastin e festimeve të 100-vjetorit të bardhebluve.
“Me Juventusin ka pasur kontakte, por nuk mund të them asgjë më shumë për momentin. Është disi situatë e vështirë, pas ndeshjet e kampionatit janë shtyrë të gjitha për në verë, por të shohim si do shkojnë punët”, deklaroi Nikolli.
Të lidhura
None found
Ai ka mbajtur një rol të ngjashëm edhe në klubin e Skënderbeut, në vitet e arta për korçarët, ndërsa në FanZone kujtoi me nostalgji punën në atë skuadër.
“Te Skënderbeu kam kaluar shumë mirë dhe isha i lumtur, pasi ishte një ambient shumë i mirë. Të gjithë e dinë se sa bukur ishte të ishe pjesë e Skënderbeut, ku çdo gjë ishte shumë e mirë. Unë kisha çdo kontakt me UEFA-n aty dhe kam mësuar shumë te bardhekuqtë”, tha zyrtari I Tiranës.
