Milani vendos për Mattia Caldaran

Milani ka vendosur tashmë për të ardhmen e mbrojtësit Mattia Caldara.

Calciomercato ka shkruar se skuadra italiane është e interesuar që ta dërgojë lojtarin këtë muaj në ndonjë prej skuadrave të interesuara në formë huazimi.

Të lidhura

None found

Sipas raporteve kuqezinjtë janë duke vlerësuar lojtarin si të nevojshëm për të ardhmen e skuadrës dhe kanë pëlqyer cilësitë e tij.

Gjithashtu thuhet se skuadra milaneze dëshiron që 25-vjeçari të fitonte më shumë kohë për të luajtur në gjysmën e dytë të këtij sezoni.

Caldara u transferua te Milani, duke u shkëmbyer me Bonuccin, i blerë 40 milionë euro në vitin 2017.


Shtuar 6.01.2020 12:18