Milani shpreson të mbajë në skuadër kapitenin, gati kontrata

Gazzetta dello Sport, raporton se Milani shpreson të rinovojë kontratën me kapitenin e skuadrën Alessio Romagnoli.

Qendërmbrojtësi ka kontratë deri në qershor të vitit 2022, mirëpo gazeta italiane pretendon se kuqezinjtë po shpresojnë t’i shmangin problemet në të ardhmen duke ia zgjatur kontratën Romagnolit.

Në një periudhë kur ka pasur ndryshime të shumta në kampin e Milanit, e ardhmja duket e sigurt për ish-mbrojtësin e Romës, i cili mund të luajë edhe në pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë kur ka nevojë.

Gazzetta dello Sport pretendon se negociatat me Romagnolin, klientin e agjentit Mino Raiola, do të fillojnë në muajt e ardhshëm, pasi që 25-vjeçari e ka fituar këtë kontratë duke u bërë njëri ndër lojtarët kyç në San Siro.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, llogarit shumë në italianin, i cili ka qenë njëri ndër figurat kryesore për kuqezinjtë këtë sezon.

Ai ka luajtur në gjithsej 181 ndeshje, duke kontribuar me shtatë gola dhe një asist që nga transferimi i tij nga Roma për 25 milionë euro në gusht të vitit 2015.


Shtuar 24.03.2020 13:20