Milani shpreson të ketë gati Ibrën dhe Rebic për derbin ndaj Interit

Lajme të mira për Ante Rebic në kuadër të derbit kundër Interit, që do të luhet më 17 tetor.

Kroati ka nisur të vrapojë dhe të bëjë ushtrime individuale me topin, teksa vendimtar do të jetë ekzaminimi i javës së ardhshme, që do të verifikojë gjendjen e bërrylit të lojtarit.

Edhe Ibrahimovic mund të rezervojë surpriza. Suedezi sot do t’i nënshtrohet testit të parë për Koronavirus dhe nëse del dy herë negativ, do të jetë gati për t’iu bashkuar shokëve në stërvitje.


Shtuar 7.10.2020 08:39