Milani pa Calhanoglu sot përballë Torinos

Milani do të zhvillojë sonte ndeshjen e javës së 24 të Serie A përballë Torinos.

Jashtë skuadrës për këtë sfidë mbeti turku Hakan Calhanoglu, i cili vuan nga një dëmtim muskulor në këmbën e djathtë.

Do të shihet në ditët në vazhdim gjendja e lojtarit, që ndeshjet e fundit është kthyer në element tepër i rëndësishëm, për kuqezinjtë.

Lojtarët e grumbulluar:

Portierë: Begoviç, A. Donanaruma, G. Donaruma

Mbrojtës: Kalabria, Gabia, Hernandez, Kajer, Laksalt, Musakio, Romanjoli

Mesfushorë: Benaser, Bonaventura, Breshani, Kesi, Paketa, Saelemaekers

Sulmues: Kastijeho, Ibrahimovic, Leao, Maldini, Rebic


Shtuar 17.02.2020 12:17