Prej kohësh Milani ka shprehur interes për trajnerin aktual të Leipzig, Ralf Rangnick.
Gazzetta dello Sport raporton se Milani tashmë i ka ofruar një kontratë 3 vjecare me mundësi rinovimi edhe për një vit.
Raportet në Itali pretendojnë se lamtumira e drejtorit sportiv Zvonimir Boban është e menjëhershme dhe do të jetë zyrtare brenda disa ditësh.
Gazzetta dello Sport shkruan se rruga e vendosur nga fondi Elliott po lëviz drejt një sistemi të ri nën drejtorin gjerman.
Puna e Paolo Maldini gjithashtu mund të preket nga sistemi i ri dhe Stefano Pioli më pas do të largohej, me drejtorin e përgjithshëm Ivan Gazidis që nuk e fshehu interesin e tij për Rangnick për ta marrë përsipër këtë verë.
Gazeta ka pohuar se menaxhmenti Elliott tashmë i ka ofruar Rangnick një marrëveshje për tre vitet e ardhshme, duke përfshirë një opsion për një sezon të katërt me ish-trajnerin e RB Leipzig në krye.
Raportet në Itali kanë pohuar më parë se Milani po kërkon të bëjë ndryshime të mëdha në ‘San Siro’, duke i ofruar Rangnick një pozicion menaxheri dhe kontrollin e plotë mbi vendimet sportive në Diavolo.
