Milani në rrugën e duhur për të siguruar shërbimet e yllit të Marseille

Mediet në Itali raportojnë se Milan është në rrugën e duhur për të siguruar shërbimet e yllit të Marseille.

Bëhet fjalë për Florian Thauvin, i cili ka refuzuar të zgjasë kontratën e tij me Marseille, dhe tashmë ka arritur marrëveshjen me ‘Rossonerët’.

Klubet nga Serie A, kanë treguar interesim për të, si Inter dhe Atalanta, por ai ka zgjedhur të transferohet te Milan.

Duke qenë se kontrata e tij skadon në janar, Milan do t’i ofrojë klubit francez një shumë simbolike për ta kompletuar transferimin në janar.

Thauvin është transferuar në Marseille në vitin 2017, dhe deri më tani, është paraqitur në 242 ndeshje, duke shënuar 80 gola./


Shtuar 7.10.2020 06:21