Milani merr Rudiger nga Chelsea

Milani e ka nisur mjaft mirë sezonin 2020/2021, teksa arriti kualifikimin në grupet e Europa Ligës si dhe i ka fituar të treja ndeshjet në Seria A.

Pavarëisht mungesave të rëndësishme si Romanjoli, Ibrahimoviç dhe Rebiç, kuqezinjtë po ja dalin mjaft mirë të shënojnë gola dhe të mbajnë rrjetën e paprekur.

Megjithatë këto fitore nuk e kanë larguar qëndrimin e drejtuesve të Milanit të sigurojnë firmën e një mbrojtësi cilësor.

Sipas “Transfermarkt”, Milani është shumë pranë nënshkrimit të mbrojtësit të Çelsit, Antonio Rudiger.

Gjermani 27 vjeçar nuk po gjen dot hapësira tek formacioni i Lampard dhe ka pranuar një transferim në Itali. Duhet theksuar se mbrojtësi qëndror e njeh mjaft mirë këtë kampionat, pasi më parë ka milituar në radhët e verdhekuqve të Romës, aty ku pati dhe një superformë.

Me një Romanjoli të dëmtuar, Rudiger mund të zinte menjëherë pozicionin e titulluarit, pasi Gabia është pa eksperiencën e duhur dhe gjithashtu Musakio nuk është në formën e tij më të mirë.


Shtuar 5.10.2020 16:45