Milani interesohet për mbrojtësin e Juventusi, e sheh si partner ideal për kapitenin

Milani synon të ndërtojë dyshen italiane Romagnoli-Rugani në mbrojtje. Drejtuesit kuqezi po shikojnë mundësinë për të arritur një marrëveshje me Juventusin për mbrojtësin, të cilit nuk i është dhënë asnjëherë mundësia për të luajtur rregullisht.

Për më tepër, tek Juventusi, Chiellini, Bonucci, De Ligt dhe Demiral janë projektuar si titullarë dhe për Ruganin sërish nuk do të ketë vend në formacion.

Palët janë në bisedimet paraprake dhe nuk përjashtohet që drejtuesit të përfshijnë lojtarë në shkëmbim për të transferuar Ruganin në Milano.


Shtuar 27.04.2020 11:52