AC Milan janë të gatshëm të ‘vjedhin’ nga Arsenal Dani Ceballos, duke nisur një ofertë për mesfushorin te Real Madrid.
Lajmi bëhet i ditur nga mediet angleze.
Reprezentuesi spanjoll sezonin e kaluar e kaloi si i huazim në ‘Emirates Stadium’, dhe Arsenal janë duke kërkuar ta mbajnë në skuadër, qoftë si një huazim apo me blerje të përhershme.
Por, Arsenal tani do të sfidohen edhe nga Milan, që mund t’ia ndryshojë të ardhmen lojtarit.
Në ditët e ardhshme, kur edhe hapet afati kalimtar, do të mësohet e ardhmja e 24 vjeçarit.