Milan shmang trupin por siguron Europa League falë penalltive (VIDEO)

Milan ka arritur të sigurojë një vend në fazën me grupe të Europa League pas një fitoreje dramatike të marrë në fushën e Rio Ave.

Ndeshja e luajtur në Vila do Conde është zhbllokuar në minutën e 51-të nga belgu Saelemaekers, por kundërpërgjigja e portugezëve nuk ka vonuar.

Rio Ave ka barazuar në fillim me Geraldes dhe ka përmbysur më pas me Gelson në fillimin e kohës së parë shtesë.

Kur dukej se vendasit do të merrnin një fitore të madhe ka ardhur çmenduria e Borevkovic, i cili ka shkaktuar një penallti në minutën e fundit të kohës shtesë dhe është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë.

Te pika e bardhë ka shkuar Calhanoglu që ka barazuar 2-2 dhe i ka dhënë një tjetër shans të tijve për të arritur kualifikimin nëpërmjet penalltive.

Një mundësi kjo që është shfrytëzuar nga milanezët, por jo pa vuajtje. Kuqezinjve, në fakt, u janë dashur 9 penallti për të fituar ndeshjen. Vendimtare pritja e Donnarumma-s ndaj Aderlan.


Shtuar 1.10.2020 22:03