Super sfida e sotme e vlefshme për gjysmë finalen e kupës së Italisë mes Milanit dhe Juventusit po thyen rekord sa i përket biletave të shitura.
Sipas “Tuttomercatoëeb” janë shitur mbi 70 mijë bileta për betejën midis kuqezinjve dhe bardhezinjve, ndërsa ka mbetur një numër shumë i vogël biletash për t’u shitur deri ditën e nesërme.
Ndërkohë kjo sfidë konsiderohet se do të jetë gjysmëfinalja e Kupës së Italisë më e ndjekura në historinë e këtij kompeticioni.
Kujtojmë që dhe derbi i ditës së diel të Milanos vendosi një rekord më vete këtë sezon duke u renditur si një nga ndeshjet me numrin më të tifozëve në “San Siro” për Interin.