Milan dhe Juventusi nisin punën për shkëmbimin e bujshëm

Federico Bernardeschi nuk bën pjesë në planet e Sarrit de aktivizohet me pikatore nga ana e teknikut të Juventusit, ndërsa të njëjtën situatë po përjeton edhe mesfushori brazilian Paqueta te Milani, ku ka humbur vendin e titullarit, pasi nuk përshtatet me skemën e re të Piolit.

Pikërisht për këtë arsye Milani dhe Juventusi kanë nisur punën për të realizuar një shkëmbim mes të dyve gjatë katër ditëve të fundit të merkatos, ndonëse jemi vetëm në fazën e parë të negociatave dhe ka shumë detaje për t’u qartësuar.

Kështu Paqueta u ble 35 milionë euro, ndërsa Bernardeschi 40, por mesfushori bardhezi fiton 4 milionë euro pagë në sezon, ndryshe nga më pak se dy që merr Paqueta te Milani, ndaj ndërmjetësit po studiojnë formulën ideale të shkëmbimit.

Nëse kalon te Milani, Bernardeschi do të merrte vendin e titullarit në krah të mesfushës, duke qenë se Suso është duke u larguar, ndërsa Paqueta do të mund të gjente veten në rreshtimin 4-3-1-2 që Sarri e ka përdorur shpesh këtë sezon.


Shtuar 27.01.2020 12:08