Tyson Fury ka mposhtur Deontay Wilderin dhe është shpallur kampion në WBC.
Fury zhvilloi një nga meçet më të mira në karrierën e tij – duke vazhduar kështu në 31 ballafaqime pa humbje – kurse Wilder u njoftua me humbjen për herë të parë.
Në publik ishte edhe legjenda e boksit, Mike Tyson.
Pas fitores së Furyt, ai u “çmend” nga gëzimi.