Michael Jordan ka shkruar një mesazh mjaft të ndjerë pas largimit nga jeta të Kobe Bryant.
Ish-ylli i NBA-së ësht shprehur shumë i prekur lajmi dhe se nuk po arrinë të përballojë dhimbjen që ndjen, shkruan Albeu.com.
“Jam në gjendje shoku pas lajmit tragjik për vdekjen e Kobe dhe Gianna”, ka thënë Jordan në një komunikatë zyrtare.
“Nuk ekzistojnë fjalë për ta përshkruar dhimbjen që ndjej në këto komente. E kam dashur Koben, për mua ishte si një vëlla i vogël. Kemi biseduar shpesh, do të më mungojnë ato biseda me të. E dashuronte shumë sfidën, një prej më të mëdhenjve që ka luajtur basketboll dhe një fuqi kreative në fushë”, shtoi ai.
“Por, Kobe ishte edhe baba i mrekullueshëm që e dashuronte pa fund familjen e tij, krenar edhe me vajzën e tij që ishte e dashuruar në basketbollin. Yvette (gruaja) është me mua duke shprehur ngushëllimet e sinqerta për Vanessan, Lakers, të gjithë tifozëve të Lakers anembanë botës”, përfundoi Jordan. /albeu.com/