Mesut Ozil vendos për të ardhmen, del kundër dëshirës së Arsenal

Mikel Arteta ende nuk ka përdorur Ozilin, lojtarin më të paguar të tyre që nga rifillimi i sezonit, pavarësisht që e kishte ftuar tri herë në stol.

Sipas The Sun, Ozil nuk e ka ndërmend të largohet nga Arsenal këtë afat kalimtar, dhe dëshiron të largohet si lojtar i lirë pas përfundimit të sezonit të ardhshëm.

Të lidhura

None found

Marrëdhëniet mes tij dhe klubit janë të mbushura me tensione, me Arsenalin që dëshiron ta largojë sa më parë nga lista e pagave.

Mesut Ozil nuk dëshiron që të rikthehet në Bundesligë pas kritikave që mori pas një takimi me Erdogan, dhe sheh ShBA dhe Turqinë, si destinacione për karrierën e tij.


Shtuar 9.07.2020 08:08

jojobetjojobetcasibomcasibomjojobetJojobet