Lionel Messi dhe Luis Suarez dolën në darkë në Barcelonë pas spekulimeve rreth largimit nga klubi.
‘El Chiringuito de Jugones’ de MEGA ka xhiruar Lionel Messin dhe Luis Suarezin në dalje të një restoranti të njohur në qytetin e Barcelonës, ku kishin qenë së bashku në darkë.
Sulmuesi argjentinas dhe uruguaian u larguan me veturat e tyre përkatëse dhe u takuan në darkën që mund të jetë e fundit e tyre si futbollistë të Barcelonës.
Kjo është paraqitja e parë e Messit pas kërkesës për largim nga klubi, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Njësoj sikurse Messi, e ardhmja e Suarezit po ashtu besohet se do të jetë larg Barcelonës pasi ish ylli i Liverpoolit nuk është në planet e trajnerit të ri, Ronald Koeman.