Lionel Messi duket të jetë tejet i etur për t’u përgatitur sa më parë për sezonin e ri.
Ai shkoi i vetëm të stërvitet, edhe pse Barcelona e ka ditë pushim sot.
Superylli argjentinas e ka lënë prapa mosmarrëveshjen me klubin, pasi i dështoi largimi nga “Camp Nou” falas dhe duket plotësisht i përkushtuar për sezonin e ri.
Messi u kthye në stërvitje individuale të hënën dhe të martën, ndërsa të mërkurën u stërvit me grupin, në përpjekje për t’u kthyer në formën e duhur fizike.
I etur për të fituar kohën e humbur, Messi po stërvitet i vetëm në qendrën stërvitore të klubit këtë të enjte.
Trajneri Ronald Koeman i dha skuadrës pushim ditën e enjte.
Barça do të kthehet në stërvitje të premten, një ditë para ndeshjes miqësore kundër Gimnastic de Tarragona.