Jorgie Messi aktualisht nuk është në Evropë, por pritet të udhëtojë atje brenda ditëve në vijim.
Sipas asaj që ka mësuar Tuttomercaweb, babai-agjent i sulmuesit të Barcelonës do të fluturojë këtë fundjavë për t’u bashkuar me Lionel në Barcelona.
Takimi i pritshëm me Manchester City, pra, duhet të zhvillohet në fillim të javës tjetër, në Katalonjë (me shumë mundësi) ose në Angli.
Por, lajmi më i bujshëjm i natës ka të bëjë me të ardhmen e “La Pulce”, sipas Tyc Sports, kanali argjentinas që azhornon kohë pas kohe situatën e lidhur me numrin “10”.
Messi e ka ndarë mendjen dhe madje do të bëjë një postim sqarues në rrjetet sociale ditët në vazhdim për t’i dhënë lamtumirën Barcelonas.
Madje, sulmuesi nuk ka ndër mend që të takohet fare me Bartomeun, presidentin e katalanasve, pasi e ka ndarë mendjen për largim: nuk ka kthim mbrapa.