“Messi kurrë nuk ka qenë i mirë aq sa ishte me Guardiolan”

Erik Ten Hag ka dhënë disa komente lidhur me lojtarin më të mirë në botë Lionel Messi.

Trajneri i skuadrës së Ajax Amsterdam, nuk ka mohuar se Messi është në mesin e më të mirëve, por mendon se niveli i tij më i lartë ishte vite më parë.

Sipas Ten Hag, që nga largimi i Pep Guardiolas nga Barcelona, argjentinasi nuk ka gjetur më nivelet aq të larta sa i kishte me spanjollin.

“Messi ishte një nga liderët, por ai gjithashtu punonte për skuadrën dhe shkëlqente në rezultate. Ai nuk ka qenë kurrë aq i mirë sa ishte me Guardiolan”, ka thënë Ten Hag, transmeton lajmi.net.

“Barcelona nuk ka fituar shumë në futbollin evropian në vitet e fundit. Messi akoma shkëlqen, por tani me raste ai bie në nivele më të ulëta. Nuk ndodhte kështu me Guardiolan”, shtoi holandezi.

Lionel Messi fitonte katër ‘Topa të Artë’ gjatë kohës kur spanjolli ishte në ‘Camp Nou’. Ai tashmë ka gjashtë sosh në sirtarin e tij.


Shtuar 8.05.2020 21:14