Lionel Messi është duke kaluar një nga momentet më të vështira të karrierës së tij që pas janarit 2014 sa i përket marrëdhënies me golin.
Sulmuesi argjentinas nuk qe në gjendje të shënojë në fitoren e Barçës 2:1 kundër Getafes në Camp Nou, por megjithatë bëri një asist fantastik për Antoine Griezmann i cili e realizoi golin e parë.
Me tri pikët nga fitorja e djeshme, Barcelona barazohet me pikë me Real Madridit në krye të renditjes tabelore në La Liga, por ky i fundit e ka një ndeshje të mbetur për ta zhvilluar.
Por për Messin personalisht, kjo ishte ndeshja e katërt pa shënuar gol. Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë njihet për shënimin e shumë golave pothuajse në çdo ndeshje.
Ai dështoi të shënojë ndaj Valencias, Levantes, Real Betisit dhe tani Getafes.
Hera e fundit kur Messi e përjetoi një mungesë të tillë të golave ishte janari i vitit 2014, kur nuk shënoi në tetë ndeshje radhazi.
Edhe pse nuk ka shënuar së fundmi, Messi megjithatë i ka 14 gola në 19 ndeshje në La Liga deri tani këtë sezon.
Përkundër se nuk po e gjen vetë rrjetën e portës momentalisht, ai vazhdon të jetë vendimtar në fitoret e Barçës, duke dhënë asiste të shumta.
Në tri ndeshjet e fundit, kur nuk shënoi asnjë gol, Messi i bëri gjashtë asiste.