Messi ia thotë “troç” Koemanit: E shoh veten larg klubit

Lionel Messi është i pasigurt sa i përket të ardhmes.

Në mediat e gadishullit Iberik, kanë filluar të qarkullojnë zëra lidhur me largimin e tij dhe kalimin në Inter.

Para pak çastesh ka qenë portali “Hagrid”, i afërt me Barcelonën, që ka shkruar se Messi ia ka bërë të qartë trajnerit që ai e sheh veten larg klubit, por se e kupton situatën e vështirë në aspektin e kontratës.

Ndërkaq, udhëheqësit e klubit nuk e kanë komentuar fare këtë takim mes palëve, duke thënë se është çështje e tyre, ndërsa kanë shtuar se Messi edhe një vit do të jetë lojtar i Blaugranas.


Shtuar 20.08.2020 19:10