Messi drejt MLS, La Galaxy kontakton kapitenin e Barcelonës

Pasi largoi Ibrahimovic, La Galaxy është gati të marrë një tjetër yll botëror në skuadër.

Los Angeles Galaxy thuhet se ka kontaktuar me rrethin e Lionel Messit për të pyetur nëse superylli dëshironte të largohetnga Barcelona, sipas John E. Rojas.

Të lidhura

None found

Pas një mosmarrëveshje midis Messi dhe drejtorit të futbollit të Barcelonës Eric Abidal, klubi i MLS u interesua t’i ofronte një rrugë shpëtimi gjashtë herë fituesit të Topit të Artë.

Skandali tjetër nga presidenti Bartomeu që kishte kontraktuar një firmë për të sulmuar yjet e skuadrës, mund të jetë një tjetër arsye e largimit të tij nga ‘Camp Nou’.

32-vjeçari tani mund të marrë një vendim, nëse do qëndrimin apo largimin nga Spanja.


Shtuar 19.02.2020 07:45