Tirana – Crvena Zvezda, mësohet gjyqtari që do të vendosë drejtësi në “Air Albania”

Tirana pret në stadiumin “Air Albania”, serbët e Crvena Zvezdës, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë kualifikues në Ligën e Kampioneve, e cila do të luhet më 25 gusht duke filluar nga ora 20:00.

Është mësuar edhe gjyqtari që do të vendosë drejtësi për këtë ndeshje. Do të jetë suedezi, Kaspar Sjoberg, arbitri që do të drejtojë ndeshjen në “Air Albania”.

34-vjeçari nisi si gjyqtar profesionist në vitin 2008, teksa që nga viti 2015 drejton në elitën e futbollit suedez.

Gjithashtu Sjoberg ka marrë stemën e FIFA-s në vitin 2019, ku ka drejtuar 9 ndeshje ndërkombëtare.


Shtuar 20.08.2020 12:50