Mësohen emrat e tre lojtarëve të Valencias të infektuar me koronavirus

Më herët janë regjistruar rastet e para me koronavirus në La Liga.

Skuadra e Valencia ka njoftuar se pesë anëtarë të skuadrës së saj kanë rezultuar pozitiv në testet e Covid-19.

Nga këta pesë anëtarë, tre janë lojtarë të skuadrës A, kurse dy janë nga stafi teknik.

Ezequiel Garay, Eliaquim Mangala dhe Jose Luis Gaya janë tre të prekurit nga ky virus.

Lojtarët po qëndrojnë në shtëpitë e tyre, të izoluar dhe nuk janë në gjendje të rëndë.


Shtuar 15.03.2020 14:35