Merret vendimi për tifozët në Serie A

Futbolli italian do të vazhdojë pa tifozë. Skuadra si Napoli, Parma e Sampdoria, kanë luajtur disa ndeshje miqësore me praninë e deri 1000 tifozëve, të cilët ishin me maska dhe respektonin distancën sociale.

Por, duket se në fillimin e sezonit të ri të Serie A gjërat do të kthehen në situatë të jashtëzakonshme.

“Corriere della Sera” shkruan se hapi tjetër i qeverisë italiane është që të ndalojë praninë e tifozëve nëpër stadiume, të paktën deri më 30 shtator.

Këtë vendim qeveria e Italisë pritet ta vërë në fuqi që nga dita e nesërme.


Shtuar 6.09.2020 15:27