Merr fund bojkoti, Refik Halili: Me 100% Superiorja kthehet pas ndeshjeve të Kombëtares

Kategoria Superiore kthehet pas përfundimit të ndeshjeve të Kombëtares. Lajmin e jep presidenti i Tiranës, Refik Halili, i cili ka deklaruar në “Procesi Sportiv” se ekipet me 100% do të kthehen në fushë pas përfundimit të ndeshjeve ndërkombëtare.

“Kërkesat që kemi bërë janë që ia vlen të shqyrtohet e të dilet me një propozim, nëse ato katër që kemi bërë ndoshta nuk kalojnë të gjitha. Por pse të mos shohim që të bëjmë të mundur të kalojë çfarë është e mundur, ajo që ata e shohin të arsyeshme për të kaluar. I bën mirë gjithë sportit, do ishte mirë të shihej e të bëhej diçka.

Një gjë është e mirë që jemi të gjithë bashkë, themi pa futboll nuk rrihet. Shpresoj që do të gjejmë gjuhën, me bisede mës palëve. Fideli e dikush tjetër që ka marrë përsipër, kryeministri me Dukën si president, meqë kanë bërë disa gjëra të mira, them se bashkë kanë qenë ndoshta edhe takohen bashkë me Fidelin dhe ta zgjidhin këtë çështje.

Kthimi në fushë pas Kombëtares? Me 100 përqind po”, tha ai.


Shtuar 5.10.2020 21:38