Një lajmi i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në Gjermani.
Bundesliga është e vendosur që të rikthehet dhe flitet se e ka marrë dritën e gjelbër për t’u kthyer më 15 maj.
Sipas “Reuters”, Federata dhe qeveria kanë rënë plotësisht dakord teksa vendimi pritet të bëhet publik zyrtarisht ditën e mërkurë.
Gjermania pritet të jetë vendi i parë i madh që lejon rikthimin e futbollit pas pandemisë së coronavirusit. Një nga masat e hapjes do të jetë edhe rifillimi i ndeshjeve të Bundesligës, por me kushte të rrepta dhe pa tifozë në stadiume.
Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve sezoni në Gjermani do të përfundojnë më 30 qershor.