Menaxheri: Barcelona e trajtoi De Ligtin si djathë

Mino Raiola, menaxheri i Matthijs de Ligt dhe njëri prej përfaqësuesve më kontrovers në lojën e futbollit, e ka kritikuar ashpër Barcelonën për mënyrën sesi i ishte qasur klientit të tij në përpjekje për ta transferuar në Camp Nou verën e 2019-s.

Për De Ligt u përfol gjerë e gjatë se do t’i bashkohej Barçës në afatin kalimtar veror, por mbrojtësi holandez e zgjodhi Juventusin në fund.

Duke folur në një intervistë për Voetbal, Raiola e akuzoi Barçën se ia kishte ulur vlhttp://www.albeu.com/dokumenta/foto/deligt3.jpgerën De Ligtit duke u përpjekur ta lidhte me marrëveshjen për Frenkie De Jong.

“Barça mendoi se Frenkie de Jong po vjen, prandaj edhe De Ligt do të vijë. Ata e trajtuan athttp://www.albeu.com/dokumenta/foto/deligt4.jpgë sikur të ishte një copë djathi”, tha Raiola.

“Arsyet për të cilat ata e donin De Ligtin ishin të gabuara… a mendonin ata se një lojtar si Gerard Pique do ta lëshonte pozitën në skuadër? Në Holandë të gjithë besojnë se Barça është klub holandez, jo klub i huaj, ata mendonin se ai do t’i bashkohej asaj”, shtoi ai.

“De Ligt nuk është i interesuar në para, ai thjesht dëshiron të luajë. Juve e donte edhe një vjet më parë. De Ligt më tha: ‘Mino, dua të shkoj në Harvard për ta studiuar mbrojtjen’. Prandaj ai e zgjodhi Juven, për të diplomuar”, përfundoi ai.


Shtuar 2.01.2020 08:21