Mediat italiane: Ibrahimovic pensionohet në fund të sezonit

Zlatan Ibrahimovic është në muajt e fundit të karrierës.

Sulmuesi suedez nuk do të rinovojë me Rosonerët dhe ka shumë mundësi do të tërhiqet përfundimisht nga futbolli.

Siç shkruan e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”, Ibrahimovic mund të ndërmarrë një drejtim tjetër në karrierën e tij: atë të trajnerit dhe kush më mirë se Mino Raiola mund të bëjë rolin e mësuesit.

Në këtë mënyrë Ibrahimovic mund të qëndrojë i lidhur me botën e futbollit.


Shtuar 26.03.2020 11:18