“Më thanë ta qepja gojën”, Courtois i kujton fjalët Barcelonës pasi fiton La Ligan

Reali i Madridit u kurorëzua për të 34-tën herë kampion i La Ligas mbrëmjen e djeshme.

Thibaut Courtois besonte që në kohën kur kampionati ishte i ndërprerë.

Belgu bënte thirrje që verdikti të jepej në fushë pasi mund ta fitonin titullin, por përgjigja që mori në Katalunjë ishte ta mbyllte gojë.

Një reagim ky që ende është i freskët në mendjen e Courtois, i cili nuk nguron të “thumbojë” në intervistën pas ndeshjes së mbrëmshme.

“Jemi kthyer nga izolimi dy mujor dhe kemi fituar 10 ndeshje… Unë i besova ekipit tim që mund të fitonim. Shumë nga Katalonja më kanë tëhë se duhej ta qepja gojën dhe unë me skuadrën time e kemi treguar që mund t’ja dilnim. Atëherë thjesht doja të thoja që dëshiroja të përfundonte sezoni në fushë, pasi kisha besim të plotë te ekipi im”, ka thënë Courtois.


Shtuar 17.07.2020 19:25