Inter planifikon përforcimet për sezonin e ri.
Inter ka filluar t’i planifikojë përforcimet e afatit kalimtar të verës.
Në pritje të sqarimit të së ardhmes së trajnerit Antonio Conte, drejtuesit e klubit nga Milano tashmë kanë bërë gati blerjet për sezonin e ardhshëm.
E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se Inter do t’i realizojë tri përforcime gjatë këtij afati kalimtar.
Nerazzurrët do të kërkojnë mbrojtësin shqiptar të Veronës, Marash Kumbulla, mesfushorin e Brescias, Sandro Tonali dhe mbrojtësin e Chelseat, Emerson Palmeri.