Liverpool-Atletico Madrid është konfirmuar që do të luhet me dyer të hapura mbrëmjen e nesërme, ndryshe nga sfida tjetër PSG-Dortmund, që do të luhet pa praninë e tifozëve.
Pas konfirmimit zyrtar ka ardhur fillimisht një reagim nga Atletico Madrid, që shkruante në komunikatë se do të rimbursonte tifozët që kishin bileta, por që nuk do të udhëtonin nga frika e Coronavirusit.
Menjëherë pas komunikatës së Atleticos, ka qenë qeverisa spanjolle, që i ka kërkuar klubit madrilen që të ndalojë tifozët e saj që të udhëtojnë drejt Liverpulit.