Categories: Uncategorized

Mbrojtësi i Lazios: Gëzohem që u diagnostikova me kancer, shkoja i dehur në stërvitje

Mbrojtësi i bardhekaltërve e dha një intervistë për gazetën italiane L’Ultimo Uomo, në të cilën ai diskutoi për disa aspekte të ndryshme të karrierës së tij, përfshirë këtu edhe diagnostikimin me kancer, transmeton Gazeta Express.

Acerbi, tani 32-vjeçar, thotë se ai nuk ishte aspak profesionist në fillim të karrierës së tij.

Të lidhura

None found

“Fillimisht, unë luaja për babanë tim. Atij i interesonte shumë, ndoshta më shumë sesa që duhej. Pa dyshim që i interesonte më shumë sesa mua. Ndoshta nganjëherë ai përqendrohej shumë në mua, ashtu që nëse dëshironte të më përmirësonte, duhej të më lëndonte”, ka thënë Acerbi.

“Fakti është se kur ai ndërroi jetë, unë s’kisha për kë të luaj më, pa dyshim që s’e bëja dot për vete. Nuk e kisha mendjen e një profesionisti. Nuk kisha respekt për veten, nuk kisha respekt punën, nuk kisha respekt për njerëzit që më paguanin”.

“Shpeshherë arrija në stërvitje i dehur nga pijet alkoolike që i kisha pirë një natë më parë. Isha mirë fizikisht sepse gjithmonë kam qenë i fuqishëm. Ishte e mjaftueshme për mua që të fle disa orë dhe pastaj të dilja në fushë”.

“S’frikësohesha të përballesha me skuadra të mëdha dhe jo pse unë isha i guximshëm, por sepse s’më interesonte. Unë vetëm doja të argëtohesha dhe të luaja. Kur isha në Milan, Ariedo Braida më tha se klubi ishte i vetëdijshëm për stilin tim të jetës dhe për këtë arsye ma gjetën një shtëpi në Gallarate e jo në Milano, por unë dilja edhe ashtu”.

Acerbi u diagnostikua me kancer në vitin 2013 dhe thotë se ai moment ia ndryshoi plotësisht mënyrën se si ai e shikonte jetën.

“Kanceri ishte fati im. Unë e falënderoj Zotin që u diagnostikova me të. E zbulova se ishte i sëmurë në korrik të vitit 2013, kur sapo kisha arritur në Sassuolo. Një vit pas sëmundjes time, diçka më ndodhi”, shtoi Acerbi.

“Shkova të fle një mbrëmje sikur të mos kishte ndodhur asgjë, në mëngjes u zgjova i frikësuar. Frikësohesha nga hija ime, po mendoja për shqetësimet që m’u dhanë, për mundësinë të cilat i kisha hedhur mënjanë, vitet e harxhuara kot”.

“Të gjitha më ranë në mendje së bashku papritur. U desh të shkova te një psikolog për t’i kaluar frikët e mia. Kështu që u nisa në një udhë që të përmirësohet si njeri, duke i limituar aspektet e karakterit tim që mund të më shkatërronin”.

“Tani dua gjithçka. Pa sëmundjen, unë do të kisha përfunduar në Serie B ose ndoshta do të isha ndalur plotësisht. Për fat të mirë, dikush atje lart më deshi dhe ma dërgoi sëmundjen. Pa të, do të kisha përfunduar shumë keq”.

Acerbi qëndroi në Sassuolo për pesë vjet, para se t’i bashkohej Lazios në vitin 2018.

të fundit

Presidenti Trump njofton zgjatjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Libanit me tre javë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit është zgjatur me tre javë…

3 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 80.9 lekë, në shitje me 82 lekë. Euro, do…

9 minutes ago

Kushte atmosferike të qëndrueshme/ Njihuni me parashikimin e motit, 24 Prill 2026

Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke bërë që në të gjitha qarqet…

18 minutes ago

Horoskopi 24 Prill 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në jetën tuaj sentimentale sot mund të shfaqen ndjenja të thella…

8 hours ago

U kthye si protagonist në momentin e duhur, Muçi tregon vuajtjet: Dy javë nuk mundesha as të ecja

Ernest Muçi u kthye si protagonist në radhët e Trabzonsporit, duke ndihmuar këtë të fundit që të triumfonte me penallti…

8 hours ago

Qorri debaton ashpër me Dudushin: Mua të më thonë puthe filanin, kur nuk e shoh dot me sy nuk bëj mor vëlla

Kreu i partisë “Lëvizja bashkë”, Arlind Qorri, dhe gazetari Alban Dudushi, kanë debatuar në “Top Story”, teksa po diskutohej për…

8 hours ago