Mbledhje te Tirana, Halili ngre tonet dhe merr një vendim si kurrë më parë

Rezultatet e fundit dhe situatat jo të mira të krijuara, duket se kanë irrituar edhe presidentin e 24 herë kampionëve Refik Halili.

Fillimisht ka bërë trajneri Emanuel Egbo një analizë, ndërsa më pas Halili ka folur më gjatë me skuadrën.

Presidenti Halili në kompleksin stërvitore në ish-qytetin e nxënësve duke iu vënë në dukje lojtarëve se kanë qenë pasivë në fushën e lojës në ndeshjen me Kukësin që duhej kaluar me rezultat pozitiv.

Madje u ka përmendur se mund të ishin bërë edhe për turp, pasi me rastet e kundërshtarit mund të pësonin edhe 4-5 gola.

Madje, ka premtuar se deri në fund, do të jetë çdo ditë në “Skënder Halili” për të ndjekur procesin stërvitor, duke qenë se skuadra është në një fazë delikate, në kampionat dhe Kupën e Shqipërisë…


Shtuar 8.07.2020 17:34