Mbappe me objektiva, synon tripletën këtë sezon me PSG-në

Sulmuesi francez ia ka vënë vetës disa objektiva këtë vit kalendarit, duke synuar tre trofe me PSG

Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe ka treguar ëndrrën e tij për 2020-fitoren e tre titujve: Ligën e Kampionëve, kampionatin europian dhe lojërat olimpike.

21 vjeçari tashmë ka fituar disa trofe kombëtarë, tre tituj të Ligue 1 në Francë, Coupe de France dhe Coupe de la Ligue në nivel klubi në vend, si dhe Botërorin me Kombëtaren e Francës.

Tani, sulmuesi i shpejt ka për synim disa trofe që ai nuk i ka fituar e që synojë ti mbërrij deri në verë.

“Ëndrra ime për 2020? Një tripletë: ta fitojmë Ligën e Kampionëve, Euro 2020 dhe Lojërat Olimpike”, ka thënë Mbappe pasi që ka hapur shoqatën e tij bamirëse “Inspiruar nga KM”.

PSG për momentin është 8 pikë para përcjellësit të Ligue 1 dhe kanë kaluar si të parët grupin në Ligën e Kampionëve, para Real Madridit e ku do të përballen me skuadrën e Bundesligës, Borussia Dortmund në fazën e parë të eliminimit francez.

Megjithatë, francezi mund të përballet me një ndalesë për titullin e tretë që ka në listë pasi që PSG heziton ta lërë sulmuesin për të participuar në Lojërat Olimpike dhe të luajë më shumë ndeshje që ka nevojë.

Involvimi i klubit në katër gara këtë sezon si dhe dy turnetë ndërkombëtarë për gjendjen fizike të Mbappes, kështu që PSG është e kujdesshme për asetin e tyre të artë.

Shtoja faktin që Mbappe ka tashmë të luajtura 11 762 minuta në 169 paraqitje për klubin dhe 2395 minuta në 24 paraqitje për Francën, francezi ka luajtur më se shumti ndeshje nga të gjithë ata që kanë luajtur 21 muaj.

Kujtojmë që Alexis Sanchez, që është huazuar nga Manchester United në Inter, është një shembull i një lojtari që forma e tij filloi të luhatej pasi luajti në dy turne të Copa America kurse luante çdo ndeshje për Arsenalit kurse PSG nuk dëshiron që e njëjta të ndodh me yllin e tyre.

Mbappe është lojtari kyç për kampionët e Francës, ku ka shënuar 21 gola dhe 12 asiste në vetëm 22 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.


Shtuar 21.01.2020 07:04