Kylian Mbappe i është nënshtruar një testi për koronavirus teksa është i sëmurë prej dy ditësh.
Rezultatet e testit do të dihen sonte në mbrëmje ose mëngjesin e së mërkurës.
Kujtojmë se të mërkurën Paris Saint-Germaini do të përballet në ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve ndaj Borussia Dortmundit.