Mbappe: Këta 3 lojtarë janë idhujt e mi në futboll

Kylian Mbappe ka zbuluar se Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Neymar, janë idhujt kryesorë të tij, duke këmbëngulur që treshja e yjeve e kanë frymëzuar atë që të arrinte nivelin më të lartë të lojës.

Mbappe ka gëzuar një ngritje të madhe në karrierë që nga shpërthimi në skenë te skuadrës e Monacos në sezonin 2016/2017.

Ai fitoi një transferim te PSG, tek e cila skuadër arriti një nivel tjetër, duke u shndërruar në mesin e më të mirëve në Evropë.

“Unë kam shumë idhuj, ka qenë Cristiano, të cilin e doja shumë. Dhe gjatë kësaj periudhe, ne kemi pasur Cristianon dhe Messin”, ka deklaruar Mbappe.

“Unë kam rastin të luaj me Neymar, të cilin e admirova shumë kur isha i ri. Ata janë lojtarë që unë i admirova shumë”.

“Kur keni mundësinë të luani në nivele të larta, keni nevojë për frymëzim nga më të mirët. Secili ka stilin dhe forcën e tij, por ata arritën në nivele të larta, kështu që është frymëzuese për të gjithë”.


Shtuar 29.04.2020 21:23