Mayweatheri i gatshëm të stërvisë Wilderin për duelin e tretë me Fury

Floyd Mayweather është bindur se Wilder do ta mposhtë Fury nëse lejon njerëzit e tij ta stërvisin.

Kampi i Wilderit konfirmoi të dielën se ata kanë aktivizuar një klauzolë të ndeshjes në kontratën e tij pas humbjes nga rivali i peshës së rëndë Fury në raundin e shtatë në Las Vegas.

Dhe Mayëeather, i cili pati një rekord të pabesueshëm 50-0 gjatë karrierës së tij të mrekullueshme të boksit, beson se ai mund t’i sigurojë Wilderit hakmarrjen me mençurinë e tij në meçin e tretë kundër amerikanit – që pritet të zhvillohet në muajin korrik.

“Nëse e stërvisim atë mund ta mësoj se si të fitojë”, tha Mayëeather kur u pyet nëse Wilder mund të mposht Fury.


Shtuar 2.03.2020 13:08