Ylli francez i Juventus u përfol për një largim të mundshëm në fund të sezonit nga “zonja e vjetër”, mirëpo së fundmi lojtari ka deklruar se do të qëndrojë edhe të paktën një vit.
“Unë do të qëndrojë këtu. Kontrata ime përfshinë mundësinë për vazhdim kontrate për një vit dhe klubi ka vendosur ta shfrytëzojë” ka thënë Matuidi, transmeton lajmi.net.
“Jam shumë i lumtur të vazhdojë edhe një sezon këtu” ishin fjalët e francezit.
Matuidi ka qenë pjesë kyçe e formacionit të Juventus në sezonet e fundit. /albeu.com/
