Matuidi bashkohet zyrtarisht me ekipin e David Beckham

Ashtu siç është pritur, Blaise Matuidi karrierën do ta vazhdojë në MLS, te skuadra e Inter Miamit.

Skuadra amerikane ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit francez.

“Mirë se vini te Inter Miami Blaise Matudi”, thuhet në njoftim.

Matuidi në tri vitet e fundit ka veshur fanellën e Juventusit në Serie A.

Gjatë karrierës së tij, Mautidi ka qenë edhe pjesë e PSG-së dhe St Etienne.


Shtuar 13.08.2020 11:40