Mario Gotze bëhet me ekip të ri, firmos me skuadrën legjendare

Mario Gotze provon të kthehet përsëri protagonist në futbollin e luajtur, pas një problemi shëndetësor që i ka shhkatërruar karrierën e cila dukej e ndritshme sidomos pas Botërorit 2014 kur i dha suksesin Gjermanisë në finale ndaj Argjentinës me golin e tij në shtesë.

As kthimi te Borusia Dortmund nuk e ndihmoi sulmuesin që të kthehej në formën e tij të dikutshme dhe në fund të edicionit, ai vendosi të ndante rrugët me klubin e tij të zemrës, për të kërkuar një aventurë të re.

Mbyllja e merkatos e la atë pa klub, por kjo situatë nuk do të vazhdojë shumë gjatë pasi duke qenë I lirë, mund të zgjedhë më lehtësisht destinacionin e tij.

Zgjedhja e re e Gëtces është një surprizë, pasi sulmuesi ka vendosur të braktisë Bundesligën për të provuar një eksperiencë në kampionatin holandez.

“Bild” bëri të ditur se Gëtce ka kryer sot vizitat mjekësore dhe është shumë pranë firmës me klubin e PSV. Sulmuesi 28-vjeçar pritet të nënshkruajë atje për dy vitet e ardhshme, duke shpresuar që të mund të aktivizohet më në fund rregullisht, siç nuk ka bërë këto vite me Bajern Mynih e Borusia Dortmund.


Shtuar 6.10.2020 21:00