Man.United vihet pas sulmuesit më të mirë në Serie A

Pas Liverpulit dhe Napolit, tani edhe Manchester United është futur në garë për sulmuesin e Lazios, Ciro Immobile.

Sipas “Calciomercato.it” italiani ka tërhequr vëmendjen e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

30-vjeçari po bën një super sezon pasi ka shënuar 30 gola në 33 ndeshje.

Immobile është i lidhur me një transferim tek Liverpool pasi Jurgen Klopp e pëlqen shumë lojtarin.

Napoli është gjithashtu një skuadër e interesuar për shërbimet e sulmuesit. Pritet me mjaft interes të mësohet se cila do të jetë e ardhmja e Immobiles.


Shtuar 12.06.2020 21:50