Manchester United ka mposhtur 2:1 Laskun për të kaluar në raundin tjetër të Ligës së Evropës.
Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer këtë ndeshje e nisi pa presionin e rezultatit, pas ndeshjen e parë e kishte fituar 5:0.
Në fakt, mysafirët ishin të parët që kaluan në epërsi, kur në minutën e 55’, Philipp Wiesinger, shënoi për 0-1.
Kjo epërsi nuk zgjati shumë, pasi Jesse Lingard dy minuta më vonë, barazoi për 1:1.
Për fitoren e Manchester United shënoi Anthony Martial, në minutën e 88’.