Man.United anullon miqësoren me Stoke City, një lojtar rezultoi me koronavirus

Manchester United është detyruar të anulojë ndeshjen miqësore me Stoke City në minutën e fundit, pasi klubi nga Championship kishte një rast me Koronavirus në skuadër.

Dy klubet u takuan në qendrën stërvitore të Unitedit, Carrington, por ndeshja u anulua pa filluar kur një lojtar i Stoke doli pozitiv me Koronavirus.

Emri i futbollistit që rezultoi me Koronavirus nuk është bërë i ditur.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer është duke u përgatitur për rikthimin e Premierligës më 17 qershor.

Ndeshja e parë pas pushimit gati tremujor për United do të jetë kundër Tottenhamit pas 10 ditëve.


Shtuar 10.06.2020 07:06