Manchester United po bën maksimumin për të nënshkruar me yllin e West Ham, Jack Grealish.
United shpresojnë të sigurojnë shërbimet e Grealish, dhe për këtë do t’i bëjnë lojtarit një ofertë të majme.
‘The Sun’ raporton se United do t’i ofrojnë Grealish pagë trefish më të lartë, duke i ofruar 150 mijë funte në javë.
‘Djajtë e kuq’ ishin të interesuar për lojtarin e Aston Villa edhe gjatë janarit, para se të finalizonin marrëveshjen me Bruno Fernandes.
United janë të gatshëm t’i ofrojnë Aston Villas rreth 60 milionë funte për kartonin e lojtarit.
