Manchester United rivalizon Chelsean për yllin e Dortmund

Ylli i Borussia Dortmund po shkëlqen edhe këtë sezon në Bundesligën gjermane.

Manchester United është i gatshëm të hyjë në garë për Sanchon duke rivalizuar Chelsea që e dëshiron prej kohësh.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik, Daily Mail.

Sancho ka kontribuuar me 12 gola dhe 12 asistime për Dortmundin në Bundesligë deri tash këtë sezon.

Ai kishte luajtur më parë tek Manchester City, por nuk po gjente hapësira, ndërsa ka shpërthyer tek Verdhezinjtë.

Mirëpo, gjatë verës futbollisti ofanziv pritet të largohet nga Gjermania për t’u rikthyer në Premierligë.


Shtuar 3.02.2020 13:06