Manchester United kërkon të transferojë Gareth Bale

Manchester United rikthehet sërish të pista “Bale”. E ardhmja e afërt e wellsianit është larg Madridit pasi nuk zë vend në planet e Zidane.

Ditën e djeshme United kompletoi trasferimin e Bruno Fernandes, por Bale mbetet akoma një abjektiv.

Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar nga bordi i klubit që të tentojnë transferimin e Bale nga Real Madridi në këtë afat kalimtar.

El Chiriguito TV raporton se lëndimi i Marcus Rashford ka bërë që trajneri norvegjez ta kërkon transferimin e uellsianit që po ashtu është i palumtur me minutazhën e tij.

Unitedi mund t’i paguajë 60 milionë euro për transferimin e Bale, derisa Real Madridi i kishte paguar Tottenham Hotspurit 94 milionë euro në vitin 2013.

30-vjeçari ka kohë që po e kërkon largimin nga Santiago Bernabeu, mirëpo deri më tani asnjë skuadër evropiane nuk ka tentuar në transferimin e tij.


Shtuar 30.01.2020 07:32